Të mirat dhe të këqijat, e resorteve  All-inclusive

Pa limit! Çfarë fjale e madhe. Është një fjalë që të këndon në vesh, veçanërisht kur po planifikon pushimet. Fjetja, ushqimi, shumëllojshmëri aktivitetesh, të gjitha të përfshira në një çmim. E pra, kjo është çfarë duan shumica prej nesh, që po planifikojnë pushimet. Por kujdes! Si çdo gjë që ka të mirat dhe të këqijat, edhe resortet  all-inclusive kanë avantazhet dhe disavantazhet e tyre.

Shikoni më poshtë:

Avantazhet

Gjithëpërfshirëse: E mira më e madhe e paketës all-inclusive është se përfshin brenda çdo gjë, fjetje, ushqim, pishinë, akullore, pije etj.

Leverdi:  Paketat all-inclusive janë gjithmonë të përshtatshme, sepse janë të vendosura afër aeroporteve. Nëse merrni një të tillë, harroni makinën me qira, taksinë apo mënyrat e tjera të transportit. Edhe peshqirët apo çadrat janë në dispozicion dhe ju nuk keni pse i merrni nga shtëpia.

Ushqimet dhe pijet: ushqimet dhe pijet janë vazhdimisht në dispozicionin tuaj. Ushqimet servilen ku të doni ju, dhe nuk keni nevojë të mendoni çfarë do hamë apo ku do hamë.

Aktivitete: resortet gjithëpërfshirëse përfshijnë një sërë aktivitetesh, për të gjithë mysafirët. Joga, gjimnastikë e deri në argëtime në mbrëmje me kërcim, kazino etj.

Ekonomik: Kur planifikoni pushime, planifikoni dhe buxhetin. Jo vetëm që ju duhet të merrni në konsideratë shpenzimet e hotelit dhe të fluturimit, por gjithashtu duhet të llogarisni sesa para do të shpenzoni , pasi të arrini në destinacionin tuaj të zgjedhur. Do iu duhet të lini mënjanë disa aktivitete, ndërkohë që paketat all-inclusive t’i ofrojnë të gjitha në një çmim.

Image result for all inclusive resorts

Disavantazhet

Jo shumë autentik: paketat gjithëpërfshirëse ndonjëherë bëhen shumë pak autentikë, sepse duhet të qëndrosh brenda një resorti. Edhe ushqimi është pothuajse gjithmonë i njëjtë. Pse të mos hani pica apo makarona për shembull. Prandaj udhëtimet me paketa të kufizojnë në disa aktivitete dhe gjëra të tjera, të veçanta.

LEXO DHE :  Ja çfarë i dhuruan të ftuarve princ Harry dhe Meghan!

Turmat:  duke qenë  hotele që ofrojnë shumë shërbime në një paketë, normalisht kërkesa është e lartë. Shpesh herë ndodh që të mos gjesh vend në plazh. Edhe për të ngrënë duhet të bëni rezervime, sepse mund të mos gjeni vend. Dritare.net ju sugjeron të bëni rezervime para se të shkoni në ndonjë resort all-inclusive, sepse mund të përballeni me situata të pakëndshme.

Zhurma: Paketat gjithëpërfshirëse mund të jenë të zhurmshme. Natyrisht, nëse jeni duke qëndruar në një hotel miqësor familjar, zhurmat e fëmijëve, të shkaktojnë lumturi. Në anën tjetër, nëse zgjidhni një resort për të rriturit, shpesh ka muzikë me zë të lartë që mezi dëgjon njëri tjetrin kur flisni. Vendet si kjo e fundit duhet t’i shmangni nëse keni planifikuar të keni pushime të qeta.

Shumë i madh: nëse kërkoni pushime intime, dritare.net ju sugjeron të mos gaboni dhe të zgjidhni paketa gjithëpërfshirëse. Ndodh që edhe në hotele të humbasësh, dhe shkakton një bezdi të madhe.

Nuk e përjetoni vendin:  të shkosh në një vend të ri do të thotë të përjetosh diçka ndryshe, të vizitosh vende të bukura dhe të përjetosh bukuritë e veçanta të atij vendi. Resortet gjithëpërfshirëse janë të kufizuar dhe nuk ta japin atë kënaqësi./E.B- dritare.net

Image result for all inclusive resorts

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*