Të martën përballja në Gjykatë, Balla: Basha ia mbath për në Hollandë!
E Enjte 5 Korrik 2018, 14:02
Dritare.net
Nga foltorja e Kuvendit, Balla ka bërë të ditur ditën kur do përballet në Gjykatë me Lulzim Bashën, në lidhje me akuzat për 3.4 milion eurot e kapura në Durrës pak ditë më parë. Por, ndër të tjera, Balla ka paralajmëruar se sipas tij, Basha mund tja mbathë për Hollandë dhe të mos përballet në Gjykatë.
“Të martën të pres në Gjykatë dhe mos merr raport mjekësor si për rrugën Durrës-Kukës, apo t’ja mbathësh për Hollandë”-ju drejtua Balla, kreut të PD-së./d.m-dritare.net