Të kanë vjedhur ndonjëherë llogarinë bankare/ Ja zakonet më të thjeshta për ta mbrojtur atë

 

 

Zhvillimi i  teknologjisë i ka bërë më të thjeshta pagesat për njerëzit përmes kartave bankare. Por kjo lloj mënyre ka edhe disavantazhet e veta, sepse është më e rrezikuar. Njerëzit mund të dijnë rregulla shumë elementare kur kanë një  llogari bankare dhe tërheqin paratë e tyre në ATM me kartë. Por të mos ju tregosh të tjerëve kodin e kartës tënde nuk është ndonjë mbrojtje e madhe. Sespe mashtruesit  vazhdojnë të shpikin teknikat e tyre duke na detyruar të mësojmë edhe ne më shumë sesi të mbrojmë të ardhurat tona. 

Dritare.net  sot në këtë artikull ju sjell disa rregulla për kartat dhe llogaritë bankare, që do ju ndihmojnë të mos rrezikoni paratë tuaja.

Rekomandimi për të mbuluar tastierën me dorë  është ende e vlefshme.Por gjithsesi ju para se të shtypin kodin e vërtet, shtypeni gabim atë. Do jetë më e vështirë për mashtruesit të kuptojnë kodin edhe nëse po ju regjistron me video.

Tregoni kujdes në  çdo  ATM sepse një mashtrues mund të krijojë posaçërisht një situatë ku ATM-ja  nuk do të nxjerrë kartën tuaj dhe do e bllokojë atë brenda.  Mundohuni të përdorni ATM-të që ndodhen vetëm në zyrat e bankave. Ata janë nën vëzhgim dhe për mashtruesit është më e vështirë të bëhen mashtrime duke regjistruar video, sugjeron dritare.net 

Ne dyqan

Kur prisni të bëni pagesa me kartë krediti nëpër dyqanet ku blini, mos e mbani disa minuta kartën në dorë ku për mashtruesit e kanë shumë të lehtë ta fotografojnë kartën tuaj nga të dyja anët dhe marrin të dhënat tuaja. Por nxirreni në moment, paguani dhe futeni shpejt në portofol.  Përdorni një mbrojtëse për kartat që edhe nëse e mbani në dorë, do jetë e pamundur marrja e të dhënave ose fotografimi i saj.

Kur blini online nga shtëpia

 

Nëse e keni bërë deri tani, ju sugjerojmë të mos e bëni,ose kini kujdes që kompjuteri nga po blini të fshihen të gjitha të dhënat tuaja. Kur bëni pagesa në internet, gjithmonë lexoni me kujdes adresën në linjën e shfletuesit, sepse mospërputhja më e vogël me domenin e bankës do ju hap probleme. Kur blini përmes  internetit, jepni përparësi platformave tregtare të kontrolluara, sepse sot çdo kush mund të hapi llogari të rreme duke u paraqitur si të vërteta.
Instaloni dhe rifreskoni programet antivirus në kompjuterin tuaj në kohë. Përdorni shfletuesit modern dhe opsionet e programit të e-mailit. Gjithashtu, mos harroni të ndryshoni fjalëkalimet  një herë në çdo tre muaj, duke zgjedhur kombinime komplekse germash dhe shifrash. 

LEXO DHE :  Ja reagimi i Kim Kardashian,  kur burri i saj thotë dua 7 fëmijë!

Kur ndryshoni të dhënat e kartës ose llogarisë

Vendosni limite të arsyeshme në transaksionet e pagesave në mënyrë që të mos bëni blerje të shtrenjta me një kontakt pa futur kodin PIN. Mos i nënvlerësoni njoftimet me SMS. Ata mund të ndihmojnë në konfirmimin e hyrjes, të dërgojnë fjalëkalime për secilin operacion si dhe njoftimet për pranimin ose tërheqjen e parave. Edhe nëse kartela juaj është e bllokuar, mashtruesit nuk kane akses të hyjnë në bankën tuaj të internetit pa një njoftimin që vjen me SMS ne celularin tuaj, që përmban fjalëkalimin.

 Kur komunikon me bankat dhe  kompanitë telefonike

Për shkak të masave të rritura të sigurisë teknike, mashtruesit kanë filluar të mbështeten në komunikimin personal, duke u përpjekur për të gjetur informacion nga kompanitë telefonike.    Sigurohuni që karta SIM që po përdorni është e regjistruar në emrin tuaj dhe nuk mund të ndryshohet me vërtetime nga avokati. Kjo do të ndihmojë për të parandaluar mashtruesit që të regjistrojnë atë me emrin e tyre ose të bëjnë një kopje në mënyrë që të marrin një SMS nga banka. Disa banka lëshojnë karta plastike që përmbajnë foton e pronarit, jini të vëmendshëm dhe mos e injoroni këtë mundësi.  Kontrolloni vazhdimisht statusin tuaj të llogarisë, dhe kjo do ndihmojë sistemin të vërejë çdo transaksion të çuditshëm në kohë dhe të reagojë menjëherë ndaj mashtrimit.

Por ekziston një mënyrë më e thjeshtë dhe e sigurt për të ruajtur paratë. Si thoni ju?/Përshtati nga Bright side A.C/dritare.net

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.