Të gjithë duan Baftjarin!

Nga Dritan Hila

 

Tkurrja e mitingut të së shtunës të organizuar nga opozita ku PD kishte rolin lider nxori në pah problemet e vjetra dhe të reja të saj.

E reja është moskapja e kauzës. Çështja e drogës dhe e hashashit ishte kryefjala e saj fushatën e vitit të shkuar dhe nuk rezultoi fituese. Le të jetë me këmbë në tokë: shqiptarët nuk janë aq parimorë dhe qibarë përsa i përket prejardhjes së parasë. Jemi në vendin ku trafikanti quhet djalë i zoti dhe kur kapet dhe dqënohet quhet nga masat si fatkeqësi. Nuk jemi vend protestant. Strandartet morale janë virtyt i vendeve të pasura dhe ne nuk jemi të tillë.

Aktualizimi nëpërmjet rastit Agron Xhafaj nuk solli ndonjë të re. Përveç dobësisë së dëshmitarit dhe përgjimit, shqiptarët ishin prej kohësh në dijeni të faktit,  ndaj për ta kjo më shumë se revoltë ishte dëshmi se palët politike shpesh luajnë lojën dhe nuk e kanë seriozisht. Aq më shumë që Fatmir Xhafaj nuk është shquar për ndonjë aferë personale. Sa për fajin e vëllait, pak shqiptarë ka që mos të jenë në fis me një të dënuar në komunizëm, një komunist dhe një që ka bërë ndonjë rrugë me mall; ndaj nuk janë shumë kriutik ndaj një njeriu vetëm për këtë fakt. Opozita u paralajmërua me kohë nga shtypi por nuk deshi ta merrte parasysh.

Nëse kanë një problem sot shqiptarët kjo është varfëria. Ky argument mund të ngrihej duke filluar që nga heqja e mbështetjes sociale për shumë familje. 30.000 protestues potencialë që preken nga kjo skemë nuk janë bërë të gjallë. Çka tregon se ata nuk besojnë tek opozita.

LEXO DHE :  Gigi Hadid përfaqësuese e UNICEF, viziton refugjatët!

Një plagë e hapur janë koncesionet, por të vetmin që përmen opozita janë koncesionet të cilat mesa duket nuk paguajnë gjobë.

Vetëm në harkun kohor të një muaji ne kemi përjetuar tre kauza të opozitës ku çështja Xhafaj ishte e fundit. Pamë sesi kuksianët u revoltuan për taksën e rrugës dhe koncesionin, dhe e vunë në vështirësi qeverinë. Por përveç një tubimi ku shumica ishin të afërm të të arrestuarve dhe një sherri tek dera e sallës së gjykimit, asgjë nuk lëvizi. Kuksianët e dënuar janë ende në burg. Edi Rama e realizoi axhendën e tij duke burgosur protestuesit dhe margjinalizimi i përkrahësve të saj si në rastin e këshilltarëve socialistë të bashkisë së Kukësit.

Pas kësaj u premtua mosbindje civile e cila do zgjaste deri në rrezimin e qeverisë. Në fakt nuk zgjati më shumë se disa orë. Ndërkohë nën sytë tanë është rritur çmimi i naftës me 6-10 lekë, që do të thotë që shqiptarët paguajnë diku tek 3 milion euro në vit më shumë.

Protesta e të shtunës ishte në vigjilje të vitit kur Lulzim Basha humbi zgjedhjet. Një ndër premtimet e tij ishte lufta kundër korrupsionit dhe varfërisë. Të gjithë e dimë që opozita nuk ka forcë të ndalojë qeverinë. Por të tregojë më shumë qasje ndaj nevojave të njerëzve, mundet. Por mbase edhe asaj kështu i pëlqen. Ndaj edhe këndon Baftjarin./dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.