Prej disa ditësh studentët kanë bojkotuar mësimin dhe janë ngujuar brenda fakulteteve. Ata thonë se, nuk do të dorëzohen deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Edhe pse qeveria tha se, kërkesat janë plotësor, studentët nuk janë të kënaqur, pasi sipas tyre, ato janë plotësuar në gjysmë. Bojkoti i mësimit vazhdon në të gjitha fakultetet, veçse në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit, ku mësimi po zhvillohet normalisht. Nga 'balkanweb' mësohet se, tek Ekonomiku dhe Filologjiku mësimi zhvillohet me pak studentë, ndërsa bojkoti është më i madh. Ndërkohë te Juridku porta është e mbyllur dhe studentët vazhdojnë ta bojkotojnë mësimin dhe ngujohen brenda tij./K.C/dritare.net