Tatimet dhe policia, ushtrojnë kontrolle në çdo qytet. Ja për çfarë!

Policia e Shtetit në bashkëpunim me hetimin tatimor dhe njësinë e mbikqyrjes së lojrave të fatit prej së martës kanë nisur një kontroll në terren ndaj subjekteve që ushtrojnë aktivitetin në fushën e kumarit.

Burime konfidenciale thanë për Top Channel se kontrolli po ushtrohet në të gjithë qytetet e vendit ku nga analiza paraprake rezulton se ka subjekte që operojnë në mënyrë të paligjshme.

Mënyra e kontrolleve është parashikuar në një plan konkret masash i miratuar nga 3 institucionet që janë përfshirë në këtë operacion. Rezultatet e para flasin për dhjetra subjekte që janë konstatuar në kundërshtim me ligjin, 5 prej të cilave vetëm në Tiranë.

LEXO DHE :  Kryeministrja e Zelandës së Re bëhet nënë, shihni fotot e vajzës së saj!

Sipas burimeve janë konstatuar pika bastesh sportive që mbanin edhe “makineta” të lojërave të fatit pa licencë. Po sipas burimeve në këto subjekte janë konstatuar edhe punonjës të pasiguruar. Subjekte të kumarit në kundërshtim me ligjin janë konstatuar edhe në Durrës dhe Lezhë ndërkohë që plani i masave parashikon shtrirjen e kontrolleve edhe në qytete të tjera problematike./tch/

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.