Tatimet bllokojnë disa komplekse luksoze në bregdet

Mos lëshimi i kuponit tatimor i ka kushtuar shtrenjtë disa resorteve të njohura në bregdetin shqiptar.

Tatimet kanë vijuar kontrollin në 185 subjekte dhe kanë konstatuar shkelje në 82 prej tyre.

Ndërsa 6 ambiente, përfshi edhe “Tropikal Resort” në Durrës, janë mbyllur për moslëshim të kuponit tatimor që ka rezultuar rast i përsëritur.

Njoftimi i Tatimeve:

Strukturat e Hetimit Tatimor kanë vijuar kontrollet në kuadër të zbatimit të planit të masave për sezonin turistik. Vetëm gjatës ditës së djeshme janë kontrolluar 185 subjekte dhe janë konstatuar shkelje të legjislacionit tatimor për 82 prej tyre, në vlerë shkelje 2,4 milionë lekë.

Nga ana e inspektorëve të Hetimit Tatimor janë bllokuar ambjentet e 6 tatimpaguesve për 30 ditë kalendarike për moslëshim kuponi tatimor (rasti i përsëritur). Subjektet e bllokuara janë Tropikal Resort, Durrës; Piratët, Dhërmi; Kompleksi San Pietro, Golem, Durrës; Restorant “Kalaja e Tetovës”, Zona Plazhit Iliria, Durrës; Restorant Ibiza, Gjiri i Lalëzit, Durrës; Market Bolena, Sarandë;

Janë konstatuar 7 subjekte të paregjistruara në organet tatimore, për të cilat janë marrë masat e bllokimit deri në momentin e regjistrimit të tyre si subjekt TVSH;

LEXO DHE :  Enca, poston foto super seksi nga dushi

18 tatimpagues janë konstatuar në shkelje të Moslëshimit të kuponit tatimor (rasti parë);

3 tatimpagues nuk kanë të instaluar pasjisjet fiskale dhe 5 të tjerë nuk i mbajnë pajisjet fiskale në gjendje pune

Gjatë kontrolleve janë evidentuar 13 subjekte që disponojnë mallra pa dokumentacion tatimor.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Administrata Tatimore ftojnë sipërmarrjet që ushtrojnë aktivitetin në sektorin e turizmit të respektojnë detyrimet ligjore në funksion të përmbushjes së përgjegjësive tatimore, deklarimit të punonjesve dhe lëshimin e kuponit tatimor.

Në të njëjtën kohë, MFE fton të gjithë qytetarët të japin kontributin e tyre duke denoncuar rastet e abuzimit, informalitetit dhe paligjshmërisë.

Strukturat tatimore në terren do të vijojnë të jenë prezente në çdo biznes, për të këshilluar dhe asistuar, me etikë dhe profesionalizëm, sipërmarrjet të korrigjojnë përgjegjësinë tatimore dhe pajtueshmërinë me ligjin./d.m-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.