Tare: Gjermanët do shkatërronin identitetin kombëtar

Roli dhe bashkëpunimi i Mid’hat Frashërit me gjermanët është komentuar nga historianët , studiuesit  në  emisionin “Dritare me Rudinën” në Neës 24.   Studiuesi Auron Tare deklaroi se ajo që e priste Shqipërinë nëse do të dilte  fituese në luftë Gjermania, sipas tij vendi rrezikonte shkatërrimin e identitetit kombëtar.

“Ka shumë të drejtë kur thonë se shqiptarët në radhë të parë  duhet ta njohin Frashërin, por në të vërtetë nuk e njohin për arsye objektive. Shikoni të gjitha vendet që bashkuan me gjermanët se çfarë iu ndodhi.  Fakti se bashkëpunimi me gjermanët do të ishte shkatërrimtar i identiteti shqiptar”, tha Tare

Por kjo ide kundërshtohet nga analisti  Fato Lubonja, i cili deklaroi se kjo ndoshta do të sillet më tepër probleme territoriale dhe jo shkatërrim identiteti siç tha studiuesi Aruon Tare.

“Mund  të kishte pretendime dhe probleme territoriale. Problemi këtu është të kuptojmë historinë tonë. Për të marrë pushtetin shqiptarë, ata i bien çdo gjejë. Ky është një mësim edhe për realitetin e sotëm”, tha Lubonja.

LEXO DHE :  Denoncon Taulant Muka: Edhe Monika plagjiaturë

Detati dhe idetë

Tare: Ka dokumente që Churchill  i ka premtuar  Greqisë Shqipërinë e Jugut.

Milo: Figurat janë komplekse. Duhet ta marrim Mid’hatin ashtu siç ka qenë. Unë po të them nëse ta marrin ta marrin  si  figurë komplekse me të mirat dhe të këqijat. Përpjekja për ta shkëputur Mid’hatin  nga Balli Kombëtar. Në momentin  që Balli Kombëtar  që ka me dhjetëra  dokumente  që ka bashkëpunuar me nazistët dhe këtë e thonë amerikanët.

Lubonja: Ajo që desha të them është që kritika kryesore që ka pasur Isamil Qemali  është fakti që ishte me atë që duhej të bënin shqiptarët kur ishte lufta e parë ballkanike dhe konkretisht Janina, A duhej që shqiptarët duhet të luftonin apo jo. Ideja ka qenë a duhet të luftonin  territorin që banohej prej shqiptarëve  dhe jo tu jepej grekëve./ I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.