Tanja Fajon: Kosova meriton liberalizimin e vizave
E Martë 4 Dhjetor 2018, 15:03
Dritare.net
Ajo ka thënë se asnjë nga vendet që do të kryesojnë gjatë dy viteve të ardhshme nuk do të jetë në gjendje ta përfshijë në rend të ditës çështjen e vizave për Kosovën. Eurodeputetja ka paralajmëruar se bashkë me Eduard Kukanin do të dërgojë një letër në emër të grupit të eurodeputetëve dhe do të kërkojë nga BE që brenda një afati sa më të shkurtër të përmbushë pjesën e vet të premtimit.
“Qytetarët e Kosovës janë me të drejtë të zemëruar”, është shprehur Tanja Fajon, duke folur për ndërlidhjen në Ballkanin Perëndimor në konferencën e organizuar ‘Think-tank, Frends of Europe’. “Unë do t’i tregoj me gisht qeveritë e BE-së që nuk janë në gjendje të përmbushin premtimet”, ka thënë ajo./A.C/dritare.net