Taksa kundër Serbisë, reagon Rama: Nuk është një taksë po një klithmë
E Hënë 3 Dhjetor 2018, 21:09
Dritare.net
Rama shkruan në “Twitter“ se komisioneri ka të drejtë për taksat dhe për tarifat e mallrave të vëna ndaj Serbisë, është obstruktive. Më pas Rama shtron pyetjen se çfarë ka fituar Kosova përmes konstruktivitetit.
Kryeministri Rama tha se kjo taksë e aplikuar nga Kosova për Serbinë nuk është një veprim për t’u gjykuar, por sipas tij kjo është një formë për të klithur dhe për ta dëgjuar.
“Komisioneri Hahn ka të drejtë!Taksa100% mbi produktet e Serbisë&Bosnje-Hercegovinës është obstruktive,po çfarë ka fituar deri më tash Kosova me qasjen e saj konstruktive?Hiç% të asaj që ka merituar!E pra,ajo nuk është një taksë që duhet gjykuar, po një klithmë që duhet dëgjuar…”.-shkruan Rama./A.C/dritare.net