Taksa e banesës/ Deputeti i PS: Të përballueshme. Grida Duma: Shqiptarët po zhyten në varfëri
Dritare.net
Në emisionin “Studio e hapur” me Eni Vasilin në “News24”, deputeti i PS, Ervin Bushati tha se këto tarifa të vendosura nga qeveria janë të përballueshme nga qytetarët.
“Unë e kuptoj që të mbrosh taksa e tatime nuk është pozitë e mirë. Instinkti i parë i dikujt që dërgon për taksa dhe tarifa është reagim i fortë. Askush nuk i do ato, por pa taksa nuk mund të mbahet shteti. Ne mendojmë se ekonomia po ecën mirë, dhe kjo rishpërndahet tek të gjithë njerëzit. Ne kemi bërë ndryshim rrënjësor në sistem e taksave, dhe mendojmë se qytetarët kanë më shumë të ardhura. Në prill do të shtohet vetëm taksa për banesat”, tha Bushati.
Por ndryshe nga deputeti socialist, shprehet demokratja Grida Duma. Sipas saj, aktualisht shqiptarët i paguajnë si taksa rreth 30-40 % të të ardhurave të tyre.
“Problemi është se shqiptarët po zhyten në varfëri. Sot mesatarisht shqiptarët paguajnë 30-40 % të ardhurave të tyre i shkojnë për taksa. Në situatat që jemi sot as biznesi dhe qytetarët nuk kanë përfituar nga politikat qeveritare, por përkundrazi janë rënduar. Askush nuk është i kënaqur nga kjo rritje e brishtë e ekonomisë. Se këta thonë është rritur 3.5 %, por pyetja është rishpërndarë kjo rritje ekonomike. Çfarë kanë përfituar shqiptarët. Ndaj themi se shqetësimi kryesor sot është si po shpenzohen paratë e shqiptarëve”, tha deputetja demokrate Grida Duma./d.m-dritare.net