Takimi me Trump/ Kim Jong-un i bie pishmanit, ndërpret bisedimet edhe me jugun
Dritare.net
Gjithashtu Veriu ka bërë një kthesë të papritur edhe në bisedimet me Jugun duke i pezulluar ato të martën, për shkak të asaj që media shtetërore e vendit komunist e konsideron si zemërim në lidhje me stërvitjet ushtarake.
Agjencia e lajmeve koreano-veriore, “KCNA” njofton se stërvitjet e përbashkëta mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut, në këtë moment, janë thjesht një provokim.
Rreth 100 avionë luftarakë, përfshi edhe një numër të paspecifikuar bombarduesish “B-52” dhe avionësh “F-15K” nisën stërvitjet ditën e premte. Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut deklaruan se të tilla stërvitje janë tërësisht me qëllime mbrojtëse, e zhvillohen bazuar mbi marrëveshjen e përbashkët të mbrojtjes, që kanë nënshkruar që prej vitit 1953./ I.M-Dritare.net