Takim me restorantin, ku mezi pres të shkoj prapë!

Nga Edlira Ruzi

Nuk dua t’u tregoj për një restorant të ri, sot. Por për një restorant ku shkoj, kur nuk dua të rrezikoj, as në shije dhe as në ҫmime.

Dua t’u tregoj për “Da Michele”, ku gatimi i peshkut perfeksionohet,  prej të paktën 20 vjetësh.

 

Madje më duket fiks momenti për të folur për këto gjëra, duke qenë se në mjedise të ndryshme, dëgjoj që bëhen plane për festën e 8 Marsit.

Në ditë festash e gëzimesh të veҫanta, unë nuk eksperimentoj. Eksperimentet i ruaj për ditët normale të vitit, kështu që, kur të më pyesin miqtë se ku të shkojnë, të jem e përgatitur.

Jam e sigurt se edhe “Da Michele “ ka përgatitur ndonjë meny speciale për ditët e festave.

 

Por për te mos folur në ajër, unë do ju tregoj për ato që kam provuar vetë.

Sepse kur vjen fjala tek ushqimi unë jam si Shën Thomai, duhet ta provoj, që ta besoj.

Herën e fundit, që shkova te “Da Michele” isha me mikun tim Isa, i cili siҫ u shpreh në fund të drekës, “me besoi dhe fitoi”.

 

Takimi i parë me kuzhinën e Micheles i pëlqeu dhe e entuziazmoi.

Fillimisht na u servirën brusketat. Mund t’ju duken të thjeshta, por më besoni se një restorant i mirë duket që nga mënyra se si përgatit dhe servir brusketat.

LEXO DHE :  Ja ku është dërguar audio-përgjimi për ekspertizë!

 

Pa na lënë të prisnim gjatë, na sollën sallatën me lloje të ndryshme gjethesh, karkaleca dhe djathë grana. E di që mund të keni parë kombinime të guximshme sallatash, por siҫ ju thashë në fillim; nuk do flasim për eksperimente, por për gjëra të freskëta, të sigurta, të shijshme dhe 100% të gatuara  “da Michele”.

Pjata e dytë që provuam ishte një pjatancë me crudo: fileto peshku, oktapod, karkaleca e aciuge, të prezantuara bukur.

Krahas tyre erdhën qoftet e peshkut dhe midhjet e pjekura me djathë grana, i cili u kishte dhënë një shije të veҫantë.  Nuk mund të rezistoja pa u bërë një foto nga afër, sepse e vendosa që në atë moment,  se do ju tregoja edhe juve për këtë pjatë.

 

Por bukuritë (kështu më pëlqen t’i quaj këto pjata) nuk mbaruan këtu.

 

Na ngacmoi shumë filetoja e peshkut me bajame të pjekura. Këtë do ta quaja pjatën kryesore, ndërsa Isës i pëlqyen Pakeri me peskatriçe.

 

Madje aq me qejf e mori këtë pjatë sa shkoi edhe në kuzhinë për të parë nga afër si përgatitej dhe filmoi gjithҫka për tua treguar dhe juve.

Në fund gjithҫka u mbyll ëmbël, me dy ëmbëlsira: kek me portokall dhe sufle çokollatë. Kaq ishte edhe për sot. Di vetëm t’ju them , se mezi po pres sa të shkoj përsëri!/ dritare.net



Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*