Tahiri takohet me shefin e Guardia di Finanza-s, për luftën kundër drogës
E Hënë 6 Mars 2017, 20:08
Dritare.net
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri zhvilloi një takim me shefin e Guardia di Finanza-n, Giorgio Toschi. Ministri Tahiri, shoqëruar nga Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako bëri takimin me delegacionin nga Guardia di Finanza, udhëhequr nga Komandanti i Përgjithshëm Giorgio Toschi.Takimi zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit kundër kultivimit të kanabisit në Shqipëri dhe luftës kundër trafikimit të narkotikëve. Në fund të takimit do të ketë një deklaratë të përbashkët për shtyp të dy personalitetetve.