Tahiri: S’duhet të kurseja as prokurorët, dola i pastër nga Italia
Dritare.net
“Janë 6 muaj nga hera e fundit që kam folur për mediet dhe më shumë se një vit nga koha që ka nisur. Kam heshtur në respekt të hetimeve dhe pse i vetmi që ka heshtur jam unë. Nëse do kisha zgjedhur të bëja politikanin nuk do i kisha lënë rrënjë e as dhëmballë të gjithë atyre që kanë folur pa kursyer as ata që kanë hetuar. Unë zgjodha të mos bëja politikanin siç kanë bërë të gjithë ata që kanë qeverisur. kanë vrarë, kanë vjedhur dhe nuk janë hetuar, gjykuar kurrë por kanë marrë me libër llogarie dhe libër shtëpie, prokuror e gjyqtar, media e gazetarë deri sa kanë dalë pa lagur. Zgjodha të bëj qytetarin e thjeshtë, të mos bëj politikë e të pres hetimet. Për fat të keq i vetmi që kam heshtur jam unë. Kanë gënjyer aq shumë për mua çdo ditë dhe unë kam heshtur në pritje të vërtetesës. E vërteta sado vonë do bërtasë më fort se çdo gënjeshtër për këtë vit. Kam pasur dhe kam ende shumë për të thënë. Kam diçka me rëndësi që dua të ndaj me publikun sepse e vërteta nuk rri dot e fshehur. Juve u kujtohet se si në datë 24 tetor 2017 unë dola në konferencë se ndaj meje nuk kishte asnjë hetim. Ajo dora e zezë lëvizi fort dhe tha ase ajo letër ishte e falsifikuar. Unë i tregova publikut se mua hetimi i Prokurorisë shqiptare nuk më mjafton dhe për të vërtetën time unë kërkova të hetohem edhe në Itali. Pas konferencës time të njëjtën gjë bëri edhe prokuroria. Janë prokurorë ata që shpërndanin gjysmë lajm dhe gjysmë letra. Prokurori i Antimafias italiane në përfundim të hetimeve kërkuan pushimin e hetimeve ndaj Samir Tahirit se nuk ka asnjë përfshirje në asnjë aktivitet të paligjshëm. Sot unë kam vendimin e antimafias italiane.”,- tha Tahiri./K.C/dritare.net