Tahiri në FB: Heshtja ime nuk është dorëzim

Pas deklaratës se: “Nuk ka bir kurve që më ndalon në rrugën për drejtësi”, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiti ka reaguar në faqen e tij në Facebook.  Vetë Tahiri, ka akuzuar, ish-kryeministrin se për 25 vjet ka vjedhur e vrarë për pushtet.

Ai është akuzuar nga opozita se ka i ka dërguar mesazhe të koduar kryeministrit dhe në lidhje me këtë akuzë ai është shprehur se: “Ndërsa me ketë historinë e mesazheve të koduara që leshkam unë, bjerini shkurt. As me duhet t’i çoj mesazh njeriu. Dhe po të kem, jam nga ata që i bën drejtpërdrejt.
Më intereson vetëm e vërteta dhe drejtësia, askush e asgjë tjetër.
E nuk do ndalem!”,- shkruan Tahiri në Facebook.

LEXO DHE :  Deklaratë e fortë/ Salinanji dëshmon në Prokurori: Prova të tjera nga audio-përgjimi

Gjithashtu ish-ministri shprehet se kush ia ka marrë heshtjen për dorëzim është gabuar.

Postimi i plotë

“Kur gjyqin moral ta bën djalli…kështu quhet ajo qe dëgjoj çdo dite nga goja e kujt ka qeverisur 25 vjet duke vrare e duke vjedhur për pushtet.
Pas thuajse 6 muajsh, shkova ne Parlament. 
Kush e ka marre heshtjen time për dorëzim, është gabuar. Është vetëm respekt për drejtësinë.
Ketë rruge do ndjek me durim.
Ndërsa me ketë historie e mesazheve te koduara qe lëshokam  unë, bjerini shkurt. As me duhet ti çoj mesazh njeriu. Dhe po te kem, jam nga ata qe i bën drejtpërdrejt.
Me intereson vetëm e vërteta dhe drejtësia, askush e asgjë tjetër.
E nuk do ndalem!”/K.Ç/dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*