Po Pazari nuk ka mbaruar ende. Vetëm ka marrë udhë. Duke i bërë udhë çdo Pazari të vjetër nëpër Shqipëri dhe duke konkurruar fort, sivëllain në Tiranë.
Pastaj është Parku, që ngjan si një copë lulishte vërdallë Vila Borghese. Po më e bukur.
Dhe sheshi qendror që dikur mbante era qepë Korçe, tani ka një teatër që Tirana nuk e ka parë as në ëndrrën me të guximshme.
Dhe aty përballë rri kulla. Me të vërtetë e keni që nuk ju pëlqen?! Ti mund ta njohësh Korçën, mund edhe ta duash, po kur të hipësh te Kulla, mund ta shohësh, të gjithin, qytetin që ia doli të mbetet qytet, të kthehet në destinacion udhëtimi kulturor, kulinar dhe estetik.
Të pres në Korçë këtë fundjavë! Kemi ende për të treguar./ Dritare.net