Syrin e Ciklopit, perla në periferi të Tiranës
Dritare.net
Gjatë javës na rrëmben rutina e përditshme, dhe mezi presim fundjavën për të bërë diçka ndryshe. Moti kishte premtuar kohë me diell, kështu që kërkova në internet për paketa turistike brenda Tiranës.
Sytë më zunë një destinacion mes Tiranës dhe Elbasanit, në Kërrabë, ku s’kisha qenë ndonjëherë, “Syrin e Ciklopit”. Ndodhej rreth 4 km poshtë Krrabës, në fshatin e quajtur Skëterrë, në luginën e lumit Erzen.
Kisha dëgjuar shumë për këtë vend, por s’më ishte dhënë rasti të shkoja më parë. Pashë fotot në faqen e agjencisë, dhe me të vërtetë u befasova, por s’e mendoja që do mbetesha akoma më e mrekulluar kur të shkoja atje.
Legjenda e “Syrit të Ciklopit” flet për një bishë të stërmadhe, e cila e përndjekur nga banorët e zonës, pas shumë dëmeve që kishte shkaktuar, përfundoi pikërisht poshtë këtyre shkëmbinjve. Thonë se aty ku shkeli për herë të fundit bisha, mbetën gjurmët e gërvishtjes së kthetrave të tij dhe aty ku vdiq, mbeti një liqen në formë zemre.
Rruga deri tek zemra e ciklopit kërkon një vullnet eksploruesish, që kryesisht janë vendas, pasi terreni në këtë zonë bëhet gjithnjë e më i vështirë.
Por e dija që dicka nuk shkonte edhe u interesova deri sa zbulova dicka shumë për të ardhur keq. Vendasit flasin me shqetësime për ketë bukuri natyore. Një banorë thotë Syri i Ciklopit rrezikon të zhduket.
Inertet që vijnë nga Hidrocentralet më lart kanë përfunduar në gropën me ujit. Dikur ajo ishte 12 metra e thelle dhe për shkak të ndotjes ka shkuar dy pesë metra. Edhe kjo ka bërë të humbasë ngjyrën e pazakontë.
Por nuk i vura re doja të bëja qef, tashmë e di që Syri i Ciklopit është kthyer në një destinacion për relaks dhe argëtim.
Isha i etur dhe u ndala pranë një shtëpie, aty ku buronte ujë i freskët nga mali. Lava sytë, piva ujë dhe u nisëm sërish.
Shtigje të ngushta të hapura nga vetë udhëtarët, rrugë me pluhur, me shkëmbinj, mbi të cilët duhej të ecje me kujdes. Nuk ishte vënë dorë nga asnjë strukturë shtetërore për të investuar në një vend që njihet si një nga mrekullitë e rralla natyrore në Shqipëri.
Ndonëse kisha parë shumë foto e video, ndjesia që të krijohej aty për aty ishte e papërshkrueshme.
Ajo që ishte më pozitive nga gjithçka qe fakti që valët e celularit nuk kapnin, kështu që kishim një ditë pa rrjetet sociale, vetëm për vetëm me natyrën.
Ishte një ditë e gjatë, relaksuese por dhe shumë e këndshme. Pasi u hëngrëm, luajtëm, eksploruam deri në detaj zonën e vogël, ora shkoi 17:00 dhe ne duhej të ktheheshim, por me një ndjesi shumë pozitive dhe tejet të relaksuar.
Pra nëse je aventurierë, dhe ke dëshirë ta njohësh me shumë këtë mrekulli të natyrës atëherë Dritare.net te rekomandon që këtë të diel ta kaloni në ketë vend përrallor. Më besoni do ngeleni të surprizuar!/dritare.net