Surprizat diellore të “Rapsodia”

Të zgjedhësh të minimizosh kostot për biznesin tënd duke përdorur burime alternative energjetike si energjia diellore është një zgjidhje e bindshme për të lehtësuar barrën e shpenzimeve. Të njëjtin mendim ndan edhe Alfred Marku, pronari dhe shefi i kuzhinës së restorantit “Rapsodia” në Lezhë. Në afërsi të restorantit, Alfredi ka ndërtuar edhe një baxho për përpunimin e qumështit për ti shkuar dhe më tej idesë së tij  të “ushqimit bio me kilometer zero”. Në kushte normale kjo do të shtonte kostot e faturave të energjisë por jo në rastin e “Rapsodisë”. Në bashkëpunim me EuroElektrën, kompaninë e specializuar në projektimin dhe zbatimin e impianteve fotovoltaik, është realizuar baxhoja e parë në Shqipëri e cila përdor energjitë e rinovueshme për prodhimin e produkteve të saj. Sipërfaqja prej 300 m2 e baxhos së qumështit është mbuluar me  “petkun” e teknologjisë së gjelbër e cila gjeneron rreth 50 kWp fuqi dhe përllogarit një kthim nga investimi i cili nuk i kalon 7 vite.

LEXO DHE :  Ngritja e KLP dhe KLGJ, Ambasada Amerikane: Ndryshuat historinë e Shqipërisë

inovacionet e teknologjisë solare … rapsodisë prek inovacionet e teknologjisë e rapsodisë prek inovacionet e shija e rapsodisë prek inovacionet kur shija e rapsodisë prek

Ka gjithmonë mënyra për të bashkëvepruar me natyrën dhe një ndër to është ndërthurja e asaj çfarë realisht kemi “dhuratë” prej saj siç janë: ditët me diell dhe toka e begatë  me atë çfarë mund të bëjmë ne: prodhim energjie të pastër dhe produkte bio. Jam i lumtur që së bashku me EuroElektrën arritëm ta kthejmë çatinë e baxhos së “Rapsodisë” në hapësirën e pare rekreative në Shqipëri që gjeneron energji diellore për të prodhuar produkte që do shtojnë shijen e pjatave në restorantin tonë – shprehet Z. Marku .Autori: Edita Kala/EuroElektra/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.