Studimi befasues/ Varësia ndaj drogës mund të vijë nga një virus i lashtë
Dritare.net
Studiuesit, studiuan përdoruesit e drogës në dy qytete të ndryshme, dhe zbuluan se ata kishin tre herë më shumë gjasa se popullata e përgjithshme të kishte mbetje të virusit HK2 brenda një gjeni të veçantë në ADN-në e tyre.
Virusi HK2 daton të paktën nga epoka e largët e Neandertalët dhe është i pranishëm në gjenin RASGRF2 - të cilin një studiues e quajti "gjen kënaqësie", sepse rrit aktivitetin e dopaminës në tru - në rreth 5% deri 10% të njerëzve, shkruan Dritare.net.
Ekipi, nga universitetet e Oksfordit dhe Athinës, zbuloi virusin në 34% të përdoruesve të drogës të testuar në Glasgoë dhe Skoci, në krahasim me 9.5% të popullatës lokale dhe në 14% të pacientëve grekë, krahasuar me 6% popullatë.
HK2 është prezent në të gjithë njerëzit, por shfaqet në gjenin RASGRF2 në një në 10 njerëz. Studimi sugjeron që këta njerëz "mund të jenë të prirur ndaj çdo lloj sjelljeje problematike, tha Gkikas Magiorkinis i Universitetit të Athinës për CNN./ I.M-Dritare.net