Supë kremoze me patëllxhanë dhe speca për 4-6 persona

Kjo recetë mund të përgatitet pjesërisht një ditë më parë ! Eshte jo vetem e shendetshme, por edhe e shijshme dhe shume e lehte per ditet e nxehta te veres  Koha e përgatitjes për pjatën – 60 minuta
Përbërësit për 4-6 persona:
3 speca të kuq të mëdhenj
1 patëllxhan i madh
2 thelpinj hudhër të qëruar
2 lugë vaj ulliri
30 g margarinë vegjetale
1 qepë
1 lugë spec i kuq pluhur
1 lugë trumzë e grirë imët
200 ml salcë domatesh – jo me copa
2 lugë të vogla sheqer
750 ml lëng vegjetal i valuar (i përgatitur dhe me dado vegjetale nëse nuk keni kohë ta përgatitni vetë)
100 ml panë soje
kripë, piper
feta buke të thekura me spec të kuq pluhur
Përgatitja:
Ndezim furrën në 200° C.
1. Specat dhe patëllxhanët, të prerë në kubikë, i vëmë në një tavë me letër furre, duke i spërkatur me vaj ulliri dhe pak kripë. I pjekim për 20 minuta afërsisht ose derisa të shohim që janë zbutur. Perimet mund të piqen një ditë më parë.
2. Pas kësaj kohe, qepën e grirë në copa jo shumë të vogla dhe hudhrat, i skuqim në një tenxhere të madhe me gjysmën e margarinës, për pak minuta, derisa të shohim që qepa është zbutur. Shtojmë specin e kuq pluhur dhe trumzën dhe e lëmë në zjarr edhe për
2 minuta të tjera. Shtojmë perimet e pjekura, sheqerin, lëngun e perimeve dhe salcën e domateve.
E lëmë të ziejë në flakë të ulët për të paktën 20 minuta.
Pas kësaj kohe, i grijmë me frulator bashkë me lëngun e tyre në tenxhere, aty ku janë, ose në blender. Shtojmë panën, margarinën që na ka mbetur, kripë e piper sipas dëshirës. I përziejmë me lugë druri dhe e shërbejmë menjëherë, duke e spërkatur sipër me spec të kuq pluhur, fara të ndryshme që keni ju dhe feta buke të thekura, të spërkatura me pak spec të kuq.

LEXO DHE :  Shef Alfred Marku, sjell “Dashuri Fisnike”, një recetë kuzhine për të mos u humbur

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.