Supa me pulë dhe brokoli është e shëndetshme për këtë dimër të ftohtë

Brokoli është një nga perimet që pëlqehet nga shumica e njerëzve dhe është mjaft i shëndetshëm nëse edhe ju do e konsumoni.

Ka disa mënyra gatimi, por sot dritare.net në këto ditë të ftohta dimri ju sjell një recetë shumë të shijshme të supës me brokoli.

Ndërkohë që jashtë temperaturat janë tepër të ulëta supa me brokoli dhe mish pule është shumë e mirë për të ngrohur organizmin dhe për të mposhtur virozat e stinës, përmes vlerave ushqimore që brokoli ka.

Dritare.net ju  sugjeron më poshtë recetën e shijshme të supës me mish pule dhe brokoli, e cila është shumë e thjeshtë për t’u gatuar në shtëpi dhe është ideale për vaktin e drekës por edhe të darkës.

Ja si mund ta përgatisni supën me pulë dhe brokoli

Përbërësit

Një pulë e vogël ose 4-5 copa mish pule

300 gr brokoli

1 patate mesatare

1 karrotë

Një lugë çaji me gjalpë

2-3 lugë gjelle vaj ulliri

Kripë

Piper

Përgatitja

Pastrojmë mishin e pulës  dhe bokolin me ujë të bollshëm. Pastaj bokolin e ndajmë në degëza ndërsa patatet i presim në kubikë shumë të vegjël. Nëse dëshironi të shtoni edhe karota prijini ato në kubikë shumë të vegjël gjithashtu, ose sipas preferencës ju mund ta grini edhe imët me rende.

LEXO DHE :  Një muaj pas lindje, Elita Rudi nxjerr foton e Zërit

Vendosim një tenxhere në zjarr, hedhim vajin e ullirit dhe pak gjalpë të freskët, shtojmë patatet, përziejmë bashkë për  disa minuta dhe më pas shtojmë brokolit, sa të skuqet pak edhe brokoli  i heqim dhe i vendosim në një enë tjetër.

Ndërkohë në tenxheren me yndyrën e mbetur shtojmë copat e mishit të pulës kalojmë për disa minuta në zjarr,  shtojmë kripë dhe më pas shtojmë ujin  derisa të mbulohen mirë dhe e lëmë që të ziejë.

Pasi mishi i pulës të ketë zierë, shtojmë brokolit dhe patatet dhe i lëmë të ziejnë për përreth 5-7 minuta. Ju sugjerojmë ta gatuash edhe ti, është një nga recetat që do ju shërbejë për një shëndet të mirë gjatë këtyre ditëve./A.C/dritare.net

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.