Supa më e mirë e dimrit, me pulë dhe miell misri

Kjo supë është shumë e thjeshtë në përgatitje. Përveç mishit të pulës kjo supë ka në bazën e saj miell misri që i jep një shije shumë ndryshe.
Përbërësit:
250g miell misri
1 presh
1 karotë
1 gjoks pule
1 kofshë pule
kripë
spec djegës
1 lugë gjelle gjalpë
1 tufë majdanoz
1 qepë
Përgatitja:
Në një tenxhere me ujë të fohtë hidhni pjesët e pulës, shtoni karotën e grirë, qepën e grirë, dhe majdanozin.
Lërini të gjitha perimet të ziejnë sëbashku me pulën derisa mishi i pulës të jetë zierë. Ndërkohë në një tigan hidhni gjalpin dhe grini preshin sipër.
Shtoni dhe miellin dhe skuqini së bashku. Më pas këtë masë shtojani supës me pulë. Hidhni dhe kripë dhe lëreni për 30 minuta të tjera të ziejnë.
Mund të shtoni dhe pak ujë nëse e shihni që është shumë e trashë./shije.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.