Supa me brokoli, ushqimi më i mirë për t’u mbrojtur nga virozat!

Broccoli, leeks and a bright lemon-chive cream make healthy eating a delicious affair. And if you're doing a New Year's cleanse, just leave out the lemon-chive cream. (Getty Images)

Brokoli është një nga perimet që pëlqehet nga shumica e njerëzve dhe është mjaft i shëndetshëm nëse edhe ju do e konsumoni.

Ka disa mënyra gatimi, por sot dritare.net në këto ditë të ftohta me shi ju sjell një recetë shumë të shijshme të supës me brokoli.

Ndërkohë që jashtë temperaturat janë tepër të ulëta supa me brokoli dhe mish pule është shumë e mirë për të ngrohur organizmin dhe për të mposhtur virozat e stinës, përmes vlerave ushqimore që brokoli ka.

Dritare.net do ju ndihmojë duke ju treguar më poshtë sesi ta përgatizni supën e shijshme të brokolit me mish pule. Është shumë e thjeshtë për t’u gatuar në shtëpi dhe është ideale si për vaktin e drekës edhe atë të darkës.

LEXO DHE :  Si do të jetë moti sot, e mërkurë 24 prill 2019

Vendosim një tenxhere në zjarr, hedhim vajin e ullirit dhe pak gjalpë të freskët, shtojmë patatet, përziejmë bashkë për  disa minuta dhe më pas shtojmë brokolit, sa të skuqet pak edhe brokoli  i heqim dhe i vendosim në një enë tjetër.

Ndërkohë në tenxheren me yndyrën e mbetur shtojmë copat e mishit të pulës kalojmë për disa minuta në zjarr,  shtojmë kripë dhe më pas shtojmë ujin  derisa të mbulohen mirë dhe e lëmë që të ziejë.

Pasi mishi i pulës të ketë zierë, shtojmë brokolit dhe patatet dhe i lëmë të ziejnë për përreth 5-7 minuta. Ju sugjerojmë ta gatuash edhe ti, është një nga recetat që do ju shërbejë për një shëndet të mirë gjatë këtyre ditëve./A.C/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.