Kanë dalë fotot e para të autorit të dyshuar të sulmit terrorist në Shën Peterburg që vrau 10 persona dhe plagosi 50 të tjerë në metro. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar një burrë mysliman që dyshohet se është autori i sulmit vdekjeprurës. Megjithatë, ende nuk është identifikuar. Gjithashtu, një tjetër sulm ndodhi po ditën e sotme afër një stacioni tjetër metroje. Rusia ka përforcuar masat e sigurisë pas këtyre sulmeve. Mediat ruse thonë se Putin ishte në Shën Petersburg ditën e marrëdhënieve mes dy vendeve. Ai ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet e viktimave dhe u zotua se përgjegjësit do të vihen para ligjit.