Sulmi në Barcelonë, një nga të arrestuarit zbulon planet për një sulm më të madh
E Martë 22 Gusht 2017, 22:10
Dritare.net
Mohamed Houli Chemlal, i cili u arrestua pasi u plagos gjatë një shpërthimi në jugperëndim të Barcelonës një ditë para sulmit me furgon, ishte i pari nga katër të dyshuarit që dëshmuan sot, një ditë pasi policia vrau njeriun që ata thonë se ishte shoferi i furgonit.
Autoritetet thonë se një celulë terroriste prej 12 vetësh qëndronte pas sulmit dhe se tetë nga të dyshuarit ose u vranë nga policia ose vdiqën në një shpërthim aksidental në objektin ku montonin bomba një ditë përpara sulmit.
Kërkimi masiv për të dyshuarin e fundit, Junes Abujakub përfundoi dje në një zonë rurale vreshtash rreth 45 kilometra në perëndim të Barcelonës. Autoritetet thonë se ata e vranë personin pasi ai kishte në trup një objekt që dukej si një brez me lëndë shpërthyese dhe që më vonë ata zbuluan se ishte i rremë.