Studentja akuzon 25 vjeçarin për përdhunim, mjekët: Nuk ka shenja dhune
Dritare.net
Policia e Durrësit vuri në pranga një ditë më parë një 25 vjeçar, i cili akuzohet për përdhunimin e një vajze nga Bulqiza, e cila studionte në Universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit. Mësohet se 24 vjeçarja M.Xh. e akuzoi të riun S. Gjoka, banues në Rrushkull, se e kishte përdhunuar në një hotel, ditën e parë të takimit mes tyre.
Sipas burimeve të ‘DurrësLajm’, ekspertët pranë Maternitetit të Durrësit, që janë marrë me ekzaminimin e vajzës së përdhunuar, kanë arritur në përfundimin se ka pasur marrëdhënie seksuale, por nuk ka shenja dhune në trupin e saj.
Çifti i të rinjve, kontaktin e parë e kishte pasur në rrjetet sociale, ndërkohë që me datë 18 tetor ishin takuar për herë të parë. Pikërisht pas këtij takimi vajza akuzoi djalin se e kishte marrë me forcë, e kishte kërcënuar dhe përdhunuar në një hotel.