Studenti: Merkel nuk merret me meme. Shihni si i përgjigjet Rama!
Dritare.net
Studenti Jemi ndjerë të ofenduar kur na thatë ngelësa. Po sillemi si studentë të revoltuar, ne po ju bëjmë thirrje që të silleni si kryeministër i matur. Ministrja e bëri publike që se kishte as 6 mesataren. Kur do ndodhin këto përmirësime. Vërtet që e thatë që do përgjysmohen tarifat. Po të masterit ku do ulen
Rama E para punës njëherë, kur ju kam thënë juve të gjithëve ngelësa.
Studenti E keni thënë në facebook, nuk e imagjinojmë Merkel të merret me meme.
Rama : Si e imagjinon ti është e drejta jote e imagjinatës, mund të kesh një hapësirë imagjinatë më të gjerë. Nuk të jap llogari ty si të përdor instagramin. Kam bërë një koment me ata që shkruajnë që është shprehje respekti dhe i kam bërë një pyetje, a je i gatshëm të paguash taksë për ngelësat. Kam folur për taksa për ngelësa se universiteti financohet në pjesën më të madhe nga shteti./K.C/dritare.net