Studentët nuk ndalen, të premten para Kryeministrisë

Megjithëse ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla anuloi nenin e 4-ët të VKM-së, për tarifën e studentëve me provime të mbartura, këta të fundit nuk kanë qëllim të ndalojnë. Deri para pak minutash, studentët kanë qëndruar para Ministrisë së Arsimit, ndërkohë që theksojnë se nuk do të ndalen. Ata thonë se, të premten do të protestojnë përpara Kryeministrisë. Studentët njoftojnë se do të mblidhen në fakultetet e tyre në orën 08:00 dhe do të marshojnë drejt Kryeministrisë.

“Do e diskutojmë me të gjithë studentët dhe do të marrim një vendim. Duke qenë se kishim deklaruar se ministra do të na kthente përgjigje, për sot, e mbyllim protestën. Me thirrjen që do të mblidhemi sërish nesër në të njëjtën mënyrë. Do të shihet nëse do të ketë reagim.”,- tha një nga përfaqësuesit e studentëve.  Ndërkohë një tjetër studente tha: “Nesër në orën 8 mblidhemi tek ministria dhe marshojmë deri kryeministrisë. Dekanët e fakulteteve të mbajnë përgjegjësi për të plotësuar kushtet për institucionet”.

LEXO DHE :  Horoskopi i datës 14 dhjetor 2018

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.