Studentët nuk dorëzohen, sot protestojnë përpara Ministrisë së Arsimit

Studentët nuk janë dorëzuar me anulimin e nenit 4 të VKM-së  dhe kanë vazhduar më tej protestën. Edhe sot, ata do të protestojnë sërish përpara Ministrisë së Arsimit, ku do të vazhdojnë të kërkojnë uljen e tarifave të studimit. Studentët kanë lajmëruar se do të bojkotojnë mësimin edhe sot, dhe do të mblidhen para Ministrisë së Arsimit, në orën 10:00.

 “Në orën 10:00 bashkohemi e protestojmë të gjithë para Ministrisë së Arsimit! Nuk ndalemi deri në realizimin e plotë të kërkesave!”,- njofton Lëvizja për Universitetin.

LEXO DHE :  Si degradoi protesta me “regji qëndrore” e studentëve

Kërkesat e studentëve:

1.Anulimi i VKM për tarifa shtesë.
2. Përgjysmimi i tarifës së studimit.
3. Përmiresimi i kushteve të konvikteve.
4. Bordi i Administrimit të ketë̈ numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrisë se Arsimit, duke shtuar një̈ përfaqësues nga studentët në bord./K.C/dritare.net

 

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.