Strakosha në formacionin e talenteve, lë jashtë Donnarummën
E Enjte 24 Maj 2018, 18:06
Dritare.net
Faqja e specializuar për statistikat, “Opta” publikoi 11 lojtarët më të mirë të moshës deri në 23 vjeç, bazuar në vlerësimet e tyre për ndeshjet e luajtura në elitën e futbollit italian.
Në formacionin ideal, ku ndodhen dy yje të Lazios, të zbuluar nga drejtori sportiv, Igli Tare, Strakosha është portieri titullar. Mbrojtja përbëhet nga Milenkoviç i Fiorentinës, Skriniar i Interit dhe dyshja e Milanit, Romagnoli dhe Calabria./d.m-dritare.net