Statusi i Metës/ Rama thirrje publike qytetarëve: Mos e merrni seriozisht
Dritare.net
Rama tha se nuk duhet të merret seriozisht reagimi i presidentit Meta në Facebook, pasi sipas kryeministrit, pasëordi i facebookut i Metës është vjedhur dhe është shkruar nga Monika Kryemadhi.
“Unë i kërkoj publikut që të mos e marrë seriozisht, sepse ose faqen zyrtare të Metës nuk e përdor ai, ose e përdor Doktorresha e shkencave, me dy rr, ose i ka marrë passëordin e FB dhe ka shkruar për të, ose pastaj Iliri është në atë gjendje që e kam parë edhe më parë, që bën thirrje që populli të marrë armët, se i hap gropën vetes me vendime irracionale, kur duhet të marrë nishan gojën kur ha se i shkon luga huq, kështu që nuk duhet marrë seriozisht ai tekst.
Meta si kryetar kuvendi e ka marrë më pas se disa orësh për një aktivitet ku duhej të shkonte, se certifikata e sigurisë është një dokument që i jepet një individi që duhet të vihen në posedim të një dokumentacioni të klasifikuar.
Meta është në shkelje të plotë të etikës, ligjit, që e ndalon presidentin të ketë opinione të cilat përcaktojnë nëse dekreton ose jo një ministër.
Dua të kujtoj një fakt, n.q.s. ka pasur një moment konflikti dhëmb për dhëmb politik mes Metës dhe një ministri të propozuar nga kryeministri, ka qenë ai mes Bujar Nishanit dhe Xhafës.
Pse Meta po sfidon kushtetutën?! “, u shpreh Edi Rama./ I.M-Dritare.net