Statistikat/ Rritet importi i makinerive nga Italia, Gjermania dhe Kina

Instituti i Statistikave njoftoi se për 7-mujorin e këtij viti importi i pajisjeve dhe makinerive është rritur krahasuar me  të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke arritur shifrën e 72,3 miliardë lekëve, 9 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë, çka tregon një tendencë pozitive drejt rritjes së investimeve.

Referuar të dhënave të INSTAT-it, Italia, Gjermania dhe Kina ishin partneret kryesore me volumin më të madh në vlerë të importit të kësaj kategorie.

Gjithsej nga Italia u importuan rreth 19 miliardë lekë makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi, nga Gjermania u importuan 12.7 milard lekë, ndersa nga Kina u importuan 11.2 miliard lekë makinëri, pajisje dhe pjesë këmbimi.

LEXO DHE :  Hidhet shorti i Champions League, ja përballjet në 1/8!

Tendenca ka qenë pozitive edhe përsa u përket kredive për investime. Sipas Shoqatës së Bankave, në tremujorin e dytë të vitit, interesi mesatar për kreditë e reja në lek dhënë për biznesin ra në 7.51 përqind nga 8.19 përqind që ishte në 2015. Ndërkohë, interesat për kreditë në euro po për biznes janë ulur mesatarisht në 5.52 përqind nga 6.14 përqind që ishin në tremujorin e dytë të vitit që shkoi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.