Lista e shqiptarëve që paguan Ministria e Jashtme Greke shkaktoi një stuhi tre ditore ne opinionin shqiptar. Aq sa zgjat çdo çudi tjetër në këtë vend.
Me gjithatë në një treg të mësuar me teori konspirative, kjo ngjalli jo pak debate. Hulumtimet e mëvonshme për burimin etë saj të cilat me gjasa janë nga një personazh sa grotesk aq edhe qesharak, i kërkuar nga policia e gfjysmës së evropës si trafikan armësh, një gjë mbetet e vërtetë: Ministria e jashtme e Greqisë, shpenzon 45 milion dollarë për interesat e vendit të saj. Sesi shpërndahen këto, mbetet të bëjmë krahasimin me metodat e shërbimeve të tjera sekrete, pasi fqinjët tanë si gjithmonë janë hermetikë.
Një nga rrugët e rekrutimit është pagesa klasike e parave në dorë. Kjo është po aq e vjetër sa mbarë bota. Në Shqipëri ka ndodhur kjo kur udhëheqësit e saj apo prijës krahinorë iu është dashur të paguajnë mbështetësit e tyre dhe natyriisht për të mbushur xhepat. Në këmbim ishte mbështetja e interesave greke.
Në kohët moderne kjo ka forma të tjera. Dhënia e bursave për politikanët shqiptarë apo fëmijët e tyre, është njëra prej tyre. Shumë politikanë shqiptarë apo fëmijët e tyre kanë studkiuar në universitetet greke apo të huaja me mbështetjen e fondacioneve me pronarë grekë apo të mbështetura nga shteti grek. Në të tashmen apo të ardhmen, këta janë njerëzit që do bëjnë elitën e vendit dhe nuk do jene armiqësorë apo refraktarë ndaj qëllimeve të Greqisë.
Një rrugë tjetër është ajo e suportit për udhëtime pune apo turistike; dhënia e çmimeve nëpermjet fondacioneve për kërkime apo botime librash dhe deri në shtëpi në shtetin grek.
Që të gjithë këta në gjuhën e shërbimeve quhen agjentë influentë, pasi ndikojnë në formimin e opinioneve që i interesojnë interesave greke.
Nuk mbetet pas këtij subvencionimi as media. Sidomos kjo e fundit është e rëndësishme pasi ndikon drejtpërdrejt dhe menjëherë në opinionin publik të vendeve ku projektohen interesat greke. Media mund të ngjallë valë nacionalizmi ashtu sikurse mund të relativizojë çdo shqetësim të opinionit publik ndaj ndërhyrjes greke në punët e Shqipërisë.
Por këto janë metoda që përdoren fgjerësisht nga shërbimet sekrete. Emrat e vendosur aty mund të jenë pjesë e listëpagesave greke po aq sa pjesë e provokimet e një mitomani. Problemi është se kush është vërtetë në listëpagesat e shërbimeve të huaja./ Dritare.net