Spiunazhi, një histori e vjetër shqiptare

Nga Dritan Hila

Akuzat ndaj kundërshtarëve politikë apo armiqve personalë si të vendosur në shërbim të agjenturave të huaja, nuk është një sport i ri në Shqipëri. Që para formimit të shtetit shqiptar, agjentura të ndryshme janë përpjekur të korruptojnë persona influentë në jetën shqiptare, në mënyrë që të përkrahinin interesat e tyre. Përveç otomanëve që ishin edhe zotërit “de fakto” të provincës shqiptare dhe rrjedhimish kishin rrjetin e tyre agjenturor, nuk mungonin as të tjerët. Austro’Hungaria ishte një prej tyre, sidomos me ndikim në popullsinë katolike të veriut. Pastaj vinte Serbia në veri të vendit; Greqia në jug dhe Italia në gjithë territorin që e pretendonte si protektorat.

Agjentët shqiptarë nuk përtonin të shisnin informacion dhe influancë edhe për më shumë se një zotëri.

Ardhja e Amet Zogut në fuqi u shoqërua me akuza për përkrahjen jugosllave. Revolucioni i Nolit si ndikim i agjenturës komuniste. Më vonë Zogu u akuzua edhe si agjent italian. Për të ardhur tek Enver Hoxha i cili është akuzuar si delfin i sllavëve. Dhe ky i fundit duke akuzuar  dhe dënuar të tjerë si bashkëpunëtorë të të huajve. Herë me të drejtë dhe herë për arsye politike.

Alibia e agjentit të huaj, gjithmonë ka pasur vend fertil në mëndjen e shqiptarit, për të lulëzuar.

LEXO DHE :  Ja disa ide fantastike për kopshtin tuaj

Viti 1990, do të shënonte një tjetër bum në drejtim të akuzave. Sali Berisha u akuzua si agjent i serbëve, Fatos Nano si i grekëve, dhe shumë politikanë të tjerë më minorë si agjentë të fuqive të huaja.

Por cila është në të vërtetë gjendja e veprimtarisë s ë shërbimeve të huaja inteligjente në vendin tonë?

Rreth 20 vjet më parë Sllobodan Milosheviçit i kërkohej llogari në parlamentin e Serbisë se si i kishte shpenzuar 10 milion dollarët që ishin alokuar për destabilizimin e shqipërisë.

Në vitin 2018, shqiptarët mësojnë se vetëm shërbimi i jashtëm grek ka një fond prej 45 milion euro për lobime apo ndërhyrje në interes të greqisë. Nuk diihet sa shpenzojnë për këtë qëllim  zbulimi grek apo shërbimi ushtarak

Ndërkohë gjithë bota akuzon Rusinë për ndërhyrje në Ballkan dhe madje edhe në shqipëri. Sa shpenzohet dhe kush janë përfituesit?

Po Turqia, sa shpenzon në drejtimin Shqiptar?

Për mos foluar për ato që quhen shërbime aleate dhe së fundmi u përfolën edhe ushtarakë shqiptarë të vënë në shërbim të tyre.

Kjo është vetëm majën e aisbergut. E cila në tregon se në botën e nëndheshme të këtyre shërbimeve, janë të shumtë shqiptarët që marrin rroga për të shitur vendin e tyre./dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.