Spektakël në San Siro/ 4 gola në pjesën e dytë Milan-Inter
E Diel 17 Mars 2019, 22:10
Dritare.net
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1-0 të Ibterit.
Por ndryshe nga pjesa e parë, ajo e dyta ka dhuruar spektakël.
Në minutën e 52’ pas një goditje këndi, De Vrij me kokë shënon golin e dytë për Interin.
Mirëpo Milanistët nuk dorëzohen. Bakayoko në minutën e 57-të shënon golin e parë për Milanin, duke shkurtuar diferencën, 2-1.
Pas këtij momenti realizohen edhe dy gola të tjerë. Interi me penallti e çon në 3-1 rezultatin (shënon Lautaro Martinez), por kuqezinjtë sërish shkurtojnë diferencën në 3-2 me Musakion./ I.M-Dritare.net