Sot, lutem për ty Fildes!

Nga Av Denisa Daka

Në këtë ditë të veçantë e të bekuar, në ditën e përkujtimit te Nënë Terezës, ikonës së përkushtimit dhe altruizmit, m’u kujtove ti e dashur Fildes!

Koha kaloi shpejt e u bë një vit që kur ti u largove pa dëshirë prej nesh..luftove dhe e deshe fort jetën, nuk u dorëzove dhe  dekurajove kurrë, por nuk qe e thëne t’ia dilje, pasi ky vend tek i cili ti besove shumë, për fatin tënd të keq, nuk të mbrojti dot dhe pas dhjetëra thirrjeve të tua për ndihmë, e jo veç ty e dashur mike, në këtë vend fatkeqësisht, ndihemi e jemi të pambrojtur të gjithë çdo ore e çdo dite.

Sjell në mendje e do të ruaj gjatë në memorien time, klasin, qëndrimin e bukur, mençurinë e modestinë tënde..por në veçanti dashurinë e posaçme për fëmijët. Sa herë shkurt takoheshim..përmes dhimbjes që të kish veshur me një tis të zymtë portretin për shkak të pasigurisë e trishtimit, kryefjala jote ishin fëmijët… fytyra jote rrezëlliste kur flisje për ta e te ardhmen e tyre, nuk do ta harroj kurrë atë dritë në sytë e tu paskëtaj.

Nuk do të harroj kurrë gjithashtu përkushtimin e seriozitetin me të cilin punoje, aspiratat e tua për me tej dhe pse vdekja e zeze te kish zëne prite e të rrëmbeu atëherë kur s’duhej e dashur Fildes.

LEXO DHE :  Shpërthime në Sri Lanka, 20 të vrarë në kisha e hotele

Të kujtova sot e dashur Fildes, me nderim e dashuri, e prekur nga ikja jote, pasi ky vend kish nevojë për ca njerëz si ti.

Shpresoj shumë në atë botë engjëjsh ku ke mbërritur, ku lufta për pushtet e para nuk ngërthen askënd, të kesh gjetur së pari paqe e qetësi e të të jetë davaritur me në fund dhimbja e shqetësimi..

Paskëtaj sqepaku nuk do të kesh nevojë të kërkosh ndihme apo të ndjehesh e refuzuar për këtë shkak.

Uroj me zemër që dashuria jote e madhe për dy engjëjt e tu, të jetë mbrojtje e mbështetje ngaherë për ta…e për një gjë të jesh e sigurte Fildes e dashur, ata janë e do të jenë ngaherë krenare për nënën e tyre.

Të qoftë i lehtë dheu mikja ime e mirë!

Shumë miq tanët e të tutë, do të të kujtojnë me respekt e nderim për gjithë ç’ka ishe e posaçërisht për gjurmën e bukur që le.

Nuk kish ditë më të mirë për të të përshëndetur e kujtuar e dashur Fildes, sesa sot, së bashku me Nënë Terezën./dritare.net

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.