Sot ishte Dita e Selfie-t dhe disa vajza e festuan siç i ka hije

Kanë edhe fotot selfie ditën e tyre dhe është pikërisht sot. Disa nga personazhet e njohura e festuan ashtu siç kjo ditë mund të festohet më mirë. Nuk është Viti i Ri që të dojë bakllavanë e gjelin. Mjafton një shkrepje selfie dhe urime, gëzuar!

(Eranda dhe Orgesa, foto nga Instagrami)

Orgesa Zaimi dhe Eranda Libohova e festuan që në mëngjes. Bënë një foto bashkë.

LEXO DHE :  Përleshja me Cozman, Gjykata dënon Noizy-n
(Rudina, foto nga Instagrami)

Më pas një selfie nga makina e postoi edhe Rudina Magjistari që na dërgoi edhe një puthje.

(Rudina dhe Alana, foto nga Instagrami)

Dhe në fund fare, pak minuta më parë, bënë një selfie nga Londra, Rudina dhe Pitilushja e saj.

Kështu që nëse s`e keni bërë një selfie sot, keni dhe dy orë kohë. Nesër nuk quhet më festë.

 Fabjola Hije/Tiranapost.al 

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.