Sot është e premtja e zezë, zbuloni fakte për numrin 13

E premtja 13 konsiderohet një nga ato ditët fatkeqe.

Ndryshe njihet si “e premtja e zezë”. Nëse e premtja e çfarëdo muaji bie në datën 13, konsiderohet si ditë tersi, dhe besojeni ose jo ka shumë njerëz të cilët e kanë fobi këtë ditë, për të mos folur për ata që kanë fobi vetë numrin 13.

Duke studiuar numrin e aksidenteve të ndodhura gjatë të premteve 13, ka dalë në përfundimin se shumica e njerëzve shmangin qarkullimin gjatë atyre ditëve, si edhe numri më i madh i të aksidentuarve ishin femra.

Gjithashtu numri 13 lidhet edhe me ngjarje biblike. Të shumta kanë qenë fatkeqësitë që kanë ndodhur në datën 13.

LEXO DHE :  Fjolla Morina nuk gënjen, flet troç për koleget

Krishti u kryqëzua në datën 13, gjithashtu edhe në darkën e fundit ishin 13 persona.

Shumë ngjarje fatkeqe kanë rezultuar të kenë numrin 13 të përfshirë. Inkuizicioni i kalorësve anglez ndodhi në datën 13 dhe ishte pikërisht e premte.

Gjithashtu misioni Apollo 13 ishte ai më pak i suksesshmi i zhvilluar në hënë. Një tjetër teori është ajo e të pasurit 13 shkronja në emër, që tregon se personi do të përndiqet nga shumë fatkeqësi.

Gjithsesi nuk ka ende asnjë fakt shkencor i cili e konfirmon një lidhje mes numrit 13 dhe fatkeqësive./d.m-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.