Sondazhi në Dritare/ Të hënën, protestë me opozitën, apo dialog me qeverinë!
Dritare.net
Sondazhi ka zgjatur 24 orë, ka pasur 594 votues, nga këta 61% mendojnë se studentët duhet të bëjnë, Dialog me qeverinë, ndërsa 39% mendojnë se studentët duhet të protestojnë me opozitën.
E hëna e datës 17 dhjetor, është e rëndesishme për studentët, më shumë se për qeverinë, apo opozitën.
Studentët ,nesër do të tregojne nëse kjo protestë ishte e nxitur për të rrëzuar Ramën dhe thjesht u përdorën, apo ata e nisën vetë dhe do ta çojnë po vetë, deri në fund, duke i dhënë jetë të parës protestë jopartiake në Shqipëri, protestës së të rinjve që shkon përtej Mynyrit, Dhorit e Linditës.
Protesta e parë kundër vetë sistemit që prodhon skllevër për call center dhe pasagjerë kamioni për Angli.
Ndaj nesër studentët do të bashkohen me opozitën, me thirrjet "Rama ik", ose do të sfidojnë sistemin me parrullën " "Shqipëri, ne nuk të lëmë". / dritare.net
Disa nga komentet: