Një kallzim penal është bëre këto ditë nga gazetarja Xhunga. Është kallzuar biznesmeni i një axhencie turistike me emrin Enver Mehmeti.
Kallzimi vjen pas një kërcënimi me jetë që ky i fundit i bën gazetares Xhunga. Kështu thotë Rudina në shkrimin e saj.
Pasi lexova shqetësimin e Rudinës u trondita!
I njoh të dy, edhe Enverin edhe Rudinën.
Por, Rudinën e njoh që në vajzëri. Kam miqësi
e punë të përbashkët me Të në vitet e shkuara. Punonim bashkë në një gazetë.
Sot, pasi lexova shkrimin e saj, vitet më çuan tutje, në kohën kur botonim gazetën "Aleanca Demokratike". Ishte fare e re kur një ditë na erdhi në redaksi në zyrat e Aleancës për të filluar punë. Kryeredaktori Blendi Fevziu më
ftoi dhe mua në një juri të improvizuar për të vlerësuar dy kandidatë që kishin shprehur dëshirën për të punuar në këtë gazetë. Njëri
prej të dyve sot nuk rron më. Ai ishte i ndjeri Sokol Jolldashi.
Të dy u prezantuam me dinjitet në atë konkurim modest dhe në fund i pranuam në gazetë.
Nga ajo kohë kanë kaluar shumë vite. Rudina e mënçur na bëri shpejt miq me çapkënllëqet e saj në shkrime e shoqëri. Nuk e harroj përkushtimin, talentin, sakrificën, dhe guximin
e saj në gazete. Vitet do rridhnin dhe Rudina do rritej më pas në gazetarinë televizive. Pas Aleancës e Zëri i Popullit, më tej në Top Chanel e së fundi në TV Vizion +. Me një prodhimtari të pafundme në publicistikë, romane, debate në studio, reportazhe, shkrime, etj.
Sot ky talent i publicistikës, kjo grua, kjo nënë, kjo aktiviste e të drejtave të grave e nënave ndodhet nën kërcënim jete. Dhimbje.
Ju lutem kolegë të shtypit: Solidarizim!
Jam me ty Rudina.
Drejtësia është sërisht në provë./Dritare.net/