Sokol Cikalleshi shënon gol spektakolar në Turqi

Pas disa javësh pritje, sulmuesi shqiptar, Sokol Cikalleshi ka gjetur sot golin në Turqi me ekipin e tij Osmanlispor. Futbollisti kavajas ishte titullar sot kundër Trabzonsporit dhe luajti 90 minuta.

Ai dha gjithçka për të justifikuar besimin e trajnerit Buz dhe për fat ia doli. Sfida përfundoi në barazim 3-3, me Cikalleshin që ishte protagonist me një gol vërtet mjaft të bukur. Trabzonspori kryesonte 3-1 deri në minutën e 56-të, por në minutën e 73-të Cikalleshi shënoi golin që rihapi takimin.

LEXO DHE :  Arti i rrugës mund t'i shëndërrojë qytetet në mrekulli

Një pikë e çmuar për Osmanlisporin, që mbetet i parafundit, por gjithçka është e hapur dhe mbijetesa është një mision i arritshëm./d.m-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.