E pyetur nga gazetari Kelvi Kadilli në lidhje me çiftet, Alesia u përgjigj, “Këtë edicion kemi lançuar një sfidë. Big Brother i ka pyetur të gjithë se çfarë është ‘çift’ dhe çfarë do të thotë për ta ‘çifti’. Që do të thotë se çifti është e sigurt, por papritur del që ‘çift’ do të thotë shumë gjëra. Çift do të thotë seks, grindje, dashuri, romanticitet dhe tradhti… çift do të thotë shumë gjëra bashkë, por mbi të gjitha do të thotë një gjë e vetme.” – shprehet Alesia duke hedhur dyshime se loja në këtë edicion do të bëhet në dyshe.
Ajo nuk ka refuazuar ti përgjigjet as pyetjes nëse do ketë apo jo seks në Big Brother.
“Ku dhe kur ta vendosë Big Brother!”- përfundon ajo.
Po ashtu Kelvi ka intervistuar Lori dhe Sara Hoxhën, Ledion Liçon, Arbana Osmanin e Xhemi Shehun.
Me batuta e humor, Kelvin ka zbuluar “sekretin” e bukurisë së bukusosheve të Top Channel.