Skema e re e TVSH-së, drejtoresha sqaron: Biznesi i vogël nuk penalizohet por përfiton

Drejtoresha e Drejtorisë së Tatimpaguesve të Mëdhenj, Enkelejda Pipa ka shpjeguar vetë me detaje se si do të funksionojë deklarimi i TVSH-së nga bizneset e mesme dhe të vogla.

Pipa në një intervistë për ERTV theksoi  se më skemën e re bizneset e vogla jo vetëm që nuk paguajnë më shumë, por përkundrazi, përfitojnë pasi TVSH që sot e zbresin në deklarimin që bëjnë, më parë e mbanin si kosto të tyren.

“ERTV Intervista:Drejtorja e Drejtorisë së Tatimpaguesve të Mëdhenj, Enkelejda Pipa, shpjegon shumë konkretisht pse shtrirja e skemës së tvsh-së mbi biznesin e vogël me xhiro më të lartë se 2 milionë lekë nuk rrit as barrën tatimore të të vegjëlve dhe as çmimet. Kjo është një masë e domosdoshme për t’i dhënë fund lojës së të mëdhenjve që shfaqen si të vegjël dhe shfrytëzimit të të vegjëlve nga të mëdhenjtë për të mashtruar shtetin dhe konsumatorin” -, shpjegoi ajo në këtë intervistë

LEXO DHE :  Çfarë do bëjmë të martën, ne studentët e protestës!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.