Skandali/ Pak ditë nga Botërori, trajneri i Argjentinës akuzohet për abuzim seksual

Trajneri i “La Selecion”, Jorge Sampaoli është përfshirë në një skandal seksual dhe rrezikon seriozisht shkarkimin nga stoli i kombëtares.

Teksa Argjentina pretendon që të jetë ajo që do të ngrejë edhe Kupën e Botës në finalen e 15 korrikut, vetëm pak ditë para startit të Botërorit Rusi 2018 një “Tërmet” i vërtetë po ndodh në kampin e amerikano latinëve.

Gjithçka është zbuluar në një emision radiofonik nga gazetari Gabriel Anejo, i cili ka deklaruar se trajneri i Argjentinës ka tentuar të përdhunojë një kuzhiniere në ambientet e Federatës Argjentinase të Futbollit, shkruan “La Repubblica”.

Kjo e fundit ka dashur të bëjë denoncim, por është këshilluar të mos flasë para Kupës së Botës, ndërsa mendohet se edhe te paguar për të heshtur.

LEXO DHE :  Pakti detar/ Bushati: Këtë javë takohem me Kotzias, Meta në dijeni për çdo gjë

Një histori e çuditshme, sepse në media flitet për skandal, por ka edhe dyshime, pasi gazetari që akuzon nuk i ka për herë të parë histori të tilla bombastike dhe më parë ka akuzuar edhe Lavezzin se pi hashash.

Ndërkohë Presidenti i AFA-s Claudio Fabian po shqyrton seriozisht mundësinë për të shkarkuar Sampaolin përpara fillimit të Kupës së Botës dhe për ta zëvendësuar atë me një trajner të ri./Tch/

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.