Serenay Sarikaya dhe Meryem Uzerli janë dy aktoret e vetme turke që kanë shkuar në festivalin e Kanës. Por një dyshim është ngritur ditën e sotme në lidhje me dy aktoret e famshme. Dritare.net informon se sipas disa të dhënave nga festivali, ato të dyja kanë ngelur jashtë derës së festës së organizuar. Askush nuk është interesuar për to dhe kjo ka bërë që të ngelin jashtë. Edhe pse kanë qenë të ftuara nga kompania e njohur “Magnum” dy aktoreve të njohura nuk u është kushtuar vëmendja e duhur në këtë festival, sepse sipas mediave turke vëmendjen më të madhe e ka marrë modelja me famë botërore Bella Hadid. Por për popullin turk prania e dy aktoreve në festivalin e Kanës është dicka që I bën ata të ndjehen krenarë për të dyja aktoret./M.S-Dritare.net