Skandal në Spanjë, policia akuzohet për seks,drogë dhe korrupsion
E Hënë 4 Korrik 2016, 21:09
Dritare.net
Sipas mediave, policia në Palma de Majorka, akuzohet për shkelje, që kanë të bëjnë me gjobëvënie dhe favorizim të disa biznesmenëve.
Prokuroria vendase Antikorrupsion ka nisur një hetim që ka çuar në qeli 6 agjentë policorë. Nga hetimi rezulton se efektivët janë përfshirë në dhunë ndaj prostitutave, bashkëpunim me banda grabitësish, shitje të drogës së sekuestruar, madje edhe përfitim të favoreve seksuale në këmbim të informacioneve për aksionet e policisë ndaj bandave.
Mësohet se hetimet kanë prekur edhe politikanë lokalë, të cilët thuhet se kanë bërë një sy qorr para shkeljeve të efektivëve. Mes tyre rezulton edhe kryetari i Partisë Popullore të Palmës, Jose Maria Rodriguez.