S’kam çfarë të bëj, përveç të qesh. Basha i përgjigjet Ramës: Gjarpërinjve do t’i shtypet koka nga populli
E Mërkurë 1 Gusht 2018, 22:10
Dritare.net
“Ai momenti kur gjylet e Vetingut të prishin folenë e gjarpërinjve në pallatin e Drejtësisë…”-shkruante Rama teksa shpërndan momentin kur artisti i popullit Kadri Roshi në rolin e “Plakut Mere” thotë: “Eh, unë s’mund të bëj gjë tjetër veçse të qesh”
Kryedemokrati Lulzim Basha shkruan se gjarpërinjëve do t’i shtypë kokën populli nëse jo drejtësia.
“Rama, Xhafajt, Roshi, Tahiri, Dako, Veliaj, Sejdini, Frrokët & co, kjo bandë kriminale do i ikë drejtësisë sa kohë vettingu i kapur nga kryemafiozi mban gjyqtarë me lidhje kriminale si Dvorani-Hallunaj. Por gjarpërinjve kokat do ju shtypen. Nëse jo nga drejtësia, nga populli!”, shkruan Basha./ I.M-Dritare.net