Pas vranësirave të dendura, të një dite më parë, moti sot pritet të dominohet nga kthjellimet. Deri në mesditë, vranësirat do të dobësohen ndjeshëm, kryesisht në zonat malore. Nga 'meteoalb' mësohet se, deri në mbrëmje pritet të ketë kthjellime dhe vranësira të shpeshta. Temperaturat do të pësojnë rritje të lehta, ku vlerat do të variojnë, nga 7 gradë celsius në vlera minimale, deri në 26 gradë celsius në ato maksimale./K.C/dritare.net