Situatë alarmante në vend/ 4 familje thirrje për ndihmë në Golem. Në Fushë Krujë lumi përmbyt gjithçka
E Enjte 30 Nëntor 2017, 22:10
Dritare.net
Raportohet se 4 familje në Golem të Durrësit kanë bërë thirrje për ndihmë, pasi niveli i ujit ka arritur deri në katin e dytë, raporton “ABC News”.
Ndërkohë, në Fushë Krujë lumi Zezë ka dalë nga shtrati duke përmbytur disa banesa dhe disa biznese.
Kujtojmë se Emergjencat Civile kanë paralajmëruar përkeqësim të situatës./ I.M-Dritare.net